Për një kohë të gjatë, dy goditje dhe pengesa ishin kundrejt energjisë diellore është e shtrenjtë dhe nuk mund t’i mbajë dritat ndezur pas perëndimit të diellit, transmeton Ekonomia Online.
Një kontratë e miratuar të martën nga Departamenti i Ujit dhe Energjisë – DUE në Los Angeles tregon se sa shumë ka ndryshuar ky realitet.
Sipas marrëveshjes 25-vjeçare me zhvilluesin “8minute Solar Energy”, qyteti do të blinte energji elektrike nga një kompleks i përhapur i paneleve diellore dhe baterive litium-jonike në shkretëtirën Mojave të Qarkut lindor Kern, rreth dy orë në veri të Los Anxhelesit.
Projekti Eland do të plotësojë 6% deri në 7% të nevojave vjetore të energjisë të L.A. dhe do të jetë në gjendje të pompojë energji të pastër në rrjet për katër orë çdo natë.Energjia diellore e kombinuar së bashku me teknologjinë për ruajtjen e energjisë ka çmim të ulët prej 3,3 cent për kilovat-orë – që paraqet një rekord për këtë lloj kontrate, thonë zyrtarët e qytetit dhe ekspertët e pavarur, por që është njëkohësisht edhe më e lirë se sa energjia elektrike nga gazi natyror.
Miratimi i marrëveshjes Eland u vonua muajin e kaluar pasi stafi i DUE tha se shqetësimet ishin ngritur nga sindikata që përfaqësonin punonjësit e shërbimit të drejtuar nga qyteti. Në mbledhjen e Bordit të Komisionerëve të Departamentit, anëtarët e stafit të DUE thanë se ishin të kënaqur që kishin përmbushur detyrimin e tyre zyrtar për të informuar sindikatën për projektet e energjisë së ripërtëritshme.
Los Anxheles tashmë merr rreth një të tretën e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme. Por ligji në Kaliforni kërkon energji 100% miqësore ndaj klimës deri në vitin 2045, një objektiv që do t’i detyrojë ndërmarrjet dhe qeveritë lokale të bëjnë shumë më shumë sesa të blejnë energji diellore dhe të erës, me kosto të ulët.
Kalifornia shpesh prodhon më shumë energji diellore sesa mund të përdorë gjatë mesit të ditës, pastaj ndezë fabrikat e gazit në mbrëmje për të përmbushur kërkesën për energji elektrike pas perëndimit të diellit. Zyrtarët e DUE thonë se ata po transferojnë vëmendjen e tyre në energji të pastër për përdorim gjatë natës, me projekte të tilla si Eland.
“Në çdo projekt të energjisë së ripërtëritshme solare, ne po kërkojmë ta inkorporojmë atë me akumulim të energjisë. Ne nuk po kërkojmë vetëm energji solare të thjeshtë” u shpreh në një intervistë Reiko Kerr, Asistente e Lartë Menaxhere e përgjithshme të Inxhinierisë së Sistemit energjetik, në DUE.