Lot e gëzime në Mynih, ndërsa Bayerni fiton një titull tjetër

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Së pari erdhën lotët, e më pas gëzimet. Franck Ribery dhe Arjen Robben shënuan në paraqitjet e tyre të fundit në Bundesligë me Bayern Muenchenin, duke e udhëhequr skuadrën drejt titullit të shtatë rresht, që është rekord, pas fitores 5:1 të shtunën ndaj Eintracht Frankfurtit.

Ribery u nderua për 12 vjet shërbim para ndeshjes dhe Robben për dhjetë vjet, ndërsa gjatë ceremonisë ata u përlotën. Por u shpaguan për atë ceremoni kur u aktivizuan si rezervistë në pjesë të dytë, shkruan sot Koha Ditore.

“Atë që kanë bërë është sensacionale. Ata kanë definuar një epokë”, ka thënë trajneri i Bayernit, Niko Kovaç.

Ribery shmangu dy lojtarë të Fraknfurtit para se të ngrinte topin mbi portierin Kevin Trapp për të realizuar në minutën e 72-të. Shtatë minuta më vonë, David Alaba pasoi për Robbenin që plasoi topin në rrjetë nga afërsia.

Kingsley Coman, David Alaba dhe Renato Sanches po ashtu shënuan për të siguruar që Bayerni të mbyllë Bundesligën me dy pikë epërsi ndaj Borussia Dortmundit. Dortmundi triumfoi në xhiron e fundit të shtunën 2:0 në udhëtim ndaj Borussia Moenchengladbachut, dhe po shpresonte një lëshim nga Bayerni, që nuk erdhi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme