Sigurisht se të gjithë kemi momente që nuk mund t’i mbajmë lotët për arsye të caktuara.
Shumë njerëz e marrin si shenjë dobësie këtë emocion, por sipas psikologëve duket të jetë një gabim i madh pasi përballja me emocionet tuaja në të vërtetë kërkon forcë.
Nëse në një situatë të caktuar ndjeni si lotët ju mblidhen, mos i mbani ! Qani dhe nuk e besoni se çfarë të mirash i vijnë organizmit nga lotët e sinqertë.
Sytë tuaj janë të pastër nga lotët
Pasi të qani ju do të shihni më qartë (e kjo në kuptimin e parë). Kjo është për shkak se lotët lubrifikojnë kokërdhokët e syve dhe kanalin e lotit. Por më e rëndësishmja, e qara ndihmon në hidratimin e mukozës. Nëse filloni të ndjeni se sytë tuaj janë të thatë, mund t’ju lindin probleme me shikimin, ndaj zgjidhja më e shpejtë është të shihni një film dramatik.
Lotët ndihmojnë të luftoni ftohjen
Besojeni apo jo, kur sytë tuaj prodhojnë lot, ato ju ndihmojnë të luftoni viruset dhe bakteret, veçanërisht në zonën përreth syve. Kur shkoni në vende publike, si në dyqanet ushqimore, sa herë që përdorni karrocat e blerjeve ose kur përdorni një banjo publike dhe prekni lavamanin, mund t’i prekni sytë pa ditur se duart tuaja janë plot me baktere ose viruse. Lotët shërbejnë si një dezinfektues sepse ato përmbajnë lizozimë, e cila është aq e fuqishme sa mund të vrasë deri në 95% të baktereve në më pak se 10 minuta.
Lotët e trishtimit mund të largojnë toksina
Mund të duket e pabesueshme por përbërja e lotëve ndryshon në varësi të situatës. Krahasuar me lotët që prodhohen kur qëroni një qepë për shembull, lotët shkaktuar nga një zënkë apo situatë e trishtuar përmbajnë shumë derivate të toksinave.
Pra, kur qani, i eliminoni ato nga trupi juaj. Siç mund ta shihni, e qara është thuajse si një terapi natyrale që nuk ju kushton asgjë.