“Lotus” e “Williams Advanced Engineering” kanë konfirmuar planet e tyre për “bashkëpunim teknik strategjik” për të ndërtuar veturat elektrike.
Këto dy kompani nuk kanë publikuar ende asgjë më shumë se sa përpjekjet për të punuar së bashku për produktet e ardhshme, por eksperienca e kompanisë “Williams” me teknologjinë e baterive është veçuar si një nga shtyllat kryesore të bashkëpunimit.
Kompania “Williams”, e cila është në ekipin Britanik në Formula One, ka vjet që është duke zhvilluar teknologjinë e baterive për të gjitha seritë elektrike të Formula E.
Bashkëpunimi i tyre me prodhuesin e veturave supersportive Lotus, do të thotë se kjo kompani tani do të zhvillojë bateri e teknologji të tjera elektrike vetëm për Lotusin.