Joachim Low dhe Gjermania e tij ka pësuar humbje ndaj Anglisë me rezultat 2-0 në kuadër të 1/8.
Trajneri që do të largohet nga Gjermania, ka thënë se rastet në këto ndeshje duhet të shfrytëzohen.
“Ky është një zhgënjim i madh për të gjithë ne. Ne shpresonim të arrinim shumë më tepër në këtë turne dhe besimi në këtë ekip ishte i lartë”.
“Në ndeshje si kjo është e domosdoshme të përdoren rastet si ato me Timo Werner dhe Thomas Müller që fatkeqësisht nuk mundën të shënojnë nga mundësitë e tyre, kështu që ndihet shumë keq që jemi jashtë”
Në vendin e Joachim Low do të vije Hansi Flick, që ka nënshkruar kontratën.