Xhudistja Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për juniorë që po mbahet në Vanta të Finlandës.
Ajo në ndeshjen e parë mposhti garuesen Ulviyya Bayramova nga Azerbajxhani, ndërsa në ndeshjen e dytë boshnjaken Andjela Samarxhiq. Në meçin e tretë u mposht nga gjermania Seija Ballhaus.
Në repesazh, kosovarja në kategorinë deri 57 kilogramë mposhti holandezen Pleuini Cornelisse dhe Vita Maidanikun e Rusisë për të fituar të bronztën.