Sulmuesi uruguaian Hirving Lozano ka arritur marrëveshje personale me Napolin dhe pritet të finalizojë transferimin te skuadra e Serie A së Italisë brenda pak ditëve, bën të ditur “Marca Claro” të mërkurën.
Transferimi i Lozanos do t’i kushtojë Napolit 40 milionë euro.
Bisedimet mes Napolit dhe PSV-së kanë qenë të vështira, por është gjetur gjuhë e përbashkët.
Meksikani pritet të zyrtarizohet te Napoli brenda pak ditëve.