Ylli meksikan do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me gjigantët e Serie A.
Skuadra Napoli është e gatshme që të paguajë një shumë prej 40 milionë eurosh për sulmuesin Hirving Lozano, shkruan Goal.
Pas rikuperimit nga lëndimi që kishte marrë në gju, futbollisti 23 vjeçar ka kapur vëmendjen e disa skuadrave të mëdha europiane dhe njëra ndër to është edhe Manchester United.