LSDM ka zgjedhur organet e reja partiake në Kumanovë, ku në kryesinë partiake janë përfshirë edhe tre shqiptarë. Përveç kësaj, për nënkryetar të degës është zgjedhur Artan Latifi, për herë të parë një post i tillë që i takon një shqiptari.
Po ashtu në kreun e degës së kësaj partie janë zgjedhur edhe Hana Xheladini, Shaip Ramadani, etj. Kryetari i degës së LSDM në Kumanovë, Martin Kostovski tha se ekipi i ri përbëhet nga njerëz të suksesshëm dhe që reflektohet unitet ndëretnik, pasi që janë të përfshira të gjitha komunitetet. Sekretar i degës është zgjedhur Oliver Ilievski, sekretar organizativ Vllatko Aleksovski dhe zëdhënese Katerina Pesiç Boskovska.