LSDM: Vota për Siljanovskën është votë për kthim të regjimit të Gruevskit

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

“Qytetarët në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale treguan se nuk dëshirojnë Gjorge Ivanov të ri, nuk dëshirojnë militant të ri që do të punojë në kundërshtim me interesat e tyre. Vota për Gordana Siljanovskën më 5 maj është votë që të kthehet regjimi i Nikolla Gruevskit. Vota për kandidaten e Hristian Mickoskit është votë për mbrojtje të dhunuesve dhe të dhunës nga 27 prilli”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti vlerësojnë se vota për Siljanovskën është votë për kthimin në të kaluarën e errët të ndasive, konflikteve, padrejtësisë dhe mosndëshkimit.

“Qytetarët nuk do ta lejojnë këtë, nuk do të lejojnë që të kthehet regjimi i Gruevskit, të kthehen padrejtësitë dhe ndasitë. Më 5 maj, qytetarët do t’i konfirmojnë ndryshimet dhe në mënyrë edhe më masive do ta mbështesin konceptin e kryesuar nga Stevo Pendarovski që qon përpara drejtë së ardhmes së BE-së dhe NATO-s. Më 5 maj qytetarët do të zgjedhin president të ri, të vërtetë, do të zgjedhin progres. Së bashku përpara”, thonë nga LSDM-ja./alsat m/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme