LSI i përgjigjet Lu-së: Kërkesa jonë sipas Komisionit të Venecias

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 13:48 | Nga

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, dhe reagimit të kryeministrit, Edi Rama, Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar përmes kreut të grupit parlamentar, Petrit Vasili.

Vasili ka sjellë në mendje Komisionin e Venecias, që sipas tij ka folur qartë në shqip dhe në anglisht për çështjen e kryeprokurorit, shkruan Top Channel.

“Komisioni i Venecias ka kërkuar 1.Konsensus 2.Përjashtimin e emërimeve tërësisht politike. Çfarë kërkon Komisioni i Venecias kërkon edhe opozita sot. Kush “harron” qëllimisht Komisionin e Venecias dhe bëhet bashkëautor i një faji të rëndë kushtetues,shkatërron përfundimisht reformën në drejtësi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet”, shprehet Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Komisioni i Venecias ka folur qarte ne shqip dhe ne anglisht per ceshtjen e kryeprokurorit.

Komisioni i Venecias ka kerkuar 1.Konsensus 2.Perjashtimin e emerimeve teresisht politike.

Cfare kerkon Komisioni i Venecias kerkon edhe opozita sot.

Kush “harron” qellimisht Komisionin e Venecias dhe behet bashkeautor i nje faji te rende kushtetues,shkaterron perfundimisht reformen ne drejtesi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet.

Komisioni i Venecias ka folur qarte, asnje komision ligjesh i kapur apo me keq akoma ndonje mision i huaj nuk mund te dale mbi Komisionin e Venecias qe eshte institucioni me autoritar ne nivel boteror dhe te cilin e kane falenderuar te gjithe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi;e kane falenderuar edhe ne shqip edhe ne anglisht.

Po jua rifreskoj memorjen me percaktimet e Komisionit te Venecias kjo eshte edhe nje mundesi per disa per te rifreskuar ndergjegjen.

Gjithashtu, po ju risjellim dhe qëndrimet e Komisionit të Venecias të mbajtuara në atë kohë për Prokurorin e Përgjithshëm:
Nuk ekziston një model i vetëm për zgjedhjen e tyre; njëkohësisht, është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe (nëse kjo arrihet) pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm.

Përfshirja e KLP dhe KED në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të PP dhe ILD edhe në një situatë ku shumica qeverisëse kontrollon 3/5e votave në Parlament.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme