Incidenti i pak ditëve më parë i moderatores Luana Vjollca ka shkaktuar mjaft reagime në media dhe rrjete sociale.
Gazeta Express ka siguruar ekskluzivisht nga menaxheri i saj deklaratën e parë lidhur me këtë situatë. Sipas tij Luana është e shqetësuar nga viktimizimi dhe mbështetja që po i bëhet një të sëmuri mendor.
“Është një rast i paprecedent që mund të përfundonte tragjikisht. Nuk është marr e as pranuar absolutisht asnjë dhuratë apo lule nga ai person, përvec shqetësime e përndjekje me muaj të tërë.
Na vjen keq që po abuzohet me këtë pjese e po mundohet të shtrembërohet e vërteta. Luana është munduar ta shmang në çdo mënyrë. Avokatet e tij do thonë gjithçka që ta mbrojnë apo nga kudo ku dalin këto deklarata po bëhen për ta lehtësuar gjykimin e tij!!,”-përfundon menaxheri i saj.
Vetëm pak ditë më parë Besmir Lila, fansi i Luanës është përleshur me mikun e saj Krenar Çoçaj në Tiranë për shkak të përndjekjes sistematike që i bënte moderatores.