Moderatorja e njohur Luana Vjollca si asnjëherë më parë, gjatë transmetimit të emisionit ‘Shiko kush luan’, është ulur në karrigen e të intervistuarit. Pyetjet i janë drejtuar nga Ramadan Krasniqi dhe Luana iu është përgjigjur me emocion.
‘Cili është mesazhi që do t’iu jepje të gjithë vajzave që iu mungon figura atërore?’, është një ndër pyetjet që Ramadani i ka drejtuar. Gjatë kësaj pjese, Luana është përlotur pasi kjo është pjesa e trishtë dhe e vështirë e historisë së saj, për të cilën nuk preferon të flasë shumë, megjithatë është përgjigjur dhe ka dhënë një super mesazh.
“Unë jam rritur në një familje vetëm me vajza. Gjithçka që është arritur është bërë me forcën e femrës, me heroinën, me mamin. Unë mendoj që femrat dhe zëri i femrës është më i fuqishmi që ka bota. Nëse ka një synim femra ja del, nëse femrat bëhen bashkë e mbështesin njëra-tjetrën nuk ka gjë që do i mposhtë. Kështu që mesazhi im është bëhuni të forta dhe diljani vetë se mundeni”, ka thënë Luana.