Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, duhet se ka qenë duke bërë pushim kohëve të fundit.
Ajo në rrjete sociale gjithmonë ka ofruar pamje nga përditshmëria, ndërsa edhe udhëtimet e saj nuk janë të rralla.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde është fotografuar derisa kalëronte.
Veshja e Luanës ishte kryesisht e zezë, kurse flokët dhe makijazhin i kishte të realizuara në mënyrë profesionale.
“Një ikje shkurtër”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.
Postimi mori një sërë komentesh pozitive, të cilët e përshkruanin se sa tërheqëse dukej moderatorja.
Kujtojmë se kënga e saj e fundit është “Locos”, kurse ka bërë të ditur se është duke punuar edhe në projektin e ri muzikor.