Ajo kishte paralajmëruar se së shpejti do të sjell një këngë të re për tregun muzikor shqiptar.
Bukuroshja jonë kishte planifikuar të publikoj[ një videokëngë me rastin e festave të fundvit dhe Vitit të Ri.
Megjithatë, Luana Vjollca duket se nuk do t’ia arrij një gjëje të tillë dhe ka anuluar publikimin e këngës së re.
Ajo përmes llogarisë personale në Instagram nuk ka dhënë shumë detaje, por ka premtuar se shumë shpejt do të vjen me këngën e re.
“Miq u mundova shumë që të sillja këtë projekt në këtë fundvit dhe pavarësisht dëshirës së madhe, koha nuk më premtoi. Ndaj duke iu kërkuar ndjesë, ju lajmëroj se kënga do të vjen në një rast të dytë”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja shqiptare.
Theksojmë se gjatë këtij viti biondina është përfolur për lidhjen me Krenar Çoçajn, ku disa herë ishin parë në krah të njëri-tjetrit.
Ndryshe, Luana ka paralajmëruar edhe disa befasi të reja gjatë vitit të ardhshëm kalendarik.
https://www.instagram.com/p/Br5DaEJgZhr/