Luana erdhi më ndryshe në foton e fundit.
Luana Vjollca është një prej emrave më të komentuar të ekranit, si për jetën profesionale ashtu edhe për atë private, shkruan lajmi.net.
Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, përmes së cilave i mban fansat të përditësuar për më të rejat rreth saj.
Ajo së fundi ka publikuar një imazh, në të cilin u shfaq e veshur me një palë xhinse dhe këmishë të bardhë, ndërsa dukej tërheqëse si çdo herë.
Në këtë kostum, ajo vuri në pah belin e sheshtë dhe gjoksin e bujshëm në këmishën e zbërthyer, kurse nuk munguan komentet e ndjekësve.
Kujtojmë se Luana Vjollca shquhet si emër që shpenzon shumë për paraqitjet e saja, ngase çdo herë e shohim të veshur nga brendet më të njohura botërore. /Lajmi.net/