Emisioni i mbrëmshëm “Shiko kush luan” iu dedikua festave të 28-29 Nëntorit, me sfidat, lojërat dhe performancat të përshtatura për këtë rast.
Gjatë programit, por edhe në rrjetet sociale, tërhoqi jo pak vëmendje edhe veshja e moderatores Luana Vjollca, e cila i kishte qëndruar sërish besnike brandit “Alexander McQueen”.
Siç Luana thotë ky është një prej fustaneve më ikonikë të markës së famshme dhe këtë e tregon dhe çmimi i tij. Sipas faqes së Instagram-it, “Shqip closet”, që herë pas here na jep detaje në lidhje me veshjet e personazheve të njohur, fustani “Haute Couture” SS20 kushton 14 mijë euro. Ndërkohë takat e “Louboutin”, që moderatorja ka zgjedhur për t’i kombinuar me veshjen, kushtojnë 575 euro.