Luana Vjollca është padiskutim moderatorja më e komentuar në vendin tonë, e cila arrin të rrëmbej gjithmonë vëmendjen e publikut me fotot provokuese.
Luana së fundmi po shijon suksesin këngës së saj më të re, e cila brenda pak ditësh u kthye në një superhit që dëgjohet nga të gjithë.
Por siç lajmëroi dhe vetë moderatorja, ajo nuk do jetë kënga e vetme për këtë sezon, pasi pritet që të nxjerr dhe disa projekte të reja.
Luana ka habitur fansat, teksa ka publikuar disa foto ku shfaqet shumë ndryshe se zakonisht.
Bazuar në atmosferën e krijuar së fundmi në vendin tonë, pas ndeshjes Serbi- Zvicër, bukuroshja bjonde ka vendosur të tregojë dashurinë e saj për Shqipërinë, ku e veshur me një kostum tradicional shqiptar ka pozuar tek Kalaja e Prizrenit.
“Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar!”, shkruan Luana pranë fotos së saj, e cila është pëlqyer shumë nga fansat.