Tashmë të gjithë e dinë se Luana Vjollca është një vajzë shumë e dhënë pas punës. Shumica e postimeve që ajo bën në rrjetet sociale, e tregojnë teksa ndodhet në punë.
Por sot, moderatorja e dashur për publikun ka zbuluar se gjen pak kohë për veten që të bëjë aktivitete sportive.
Ajo ndau në “Instastory” një foto ku zbulon se si e nis ditën. Me këtë Luana tregon gjithashtu se si mban trupin në formë dhe duket gjithmonë kaq seksi.
Moderatorja bukuroshe ka treguar se e nis ditën duke bërë ushtrime, e prandaj ka një trup kaq perfekt, për të cilin fansat e komplimentojnë shumë.