Opinionisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, ka deklaruar se zgjedhjet janë një lloj stres testi dhe se të dhënat e atij testi tregojnë për sëmundjen që ke.
Siç u shpreh për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, në Shqipëri ky test ka kohë që tregon se sa kanë ndërtuar një shtet të së drejtës dhe se në momentin e zgjedhjeve shfaqen problemet në mënyrë dramatike, siç ishte rasti me dy vrasjet së fundmi.
“Në Elbasan flitet që ka laboratore të prodhimit të drogës dhe politika në vend që të ketë vendin larg tyre, ajo bashkëpunon me ta, edhe policia bashkëpunon me ta dhe pastaj biem në këto situata ku s’mund të kemi zgjedhje të mira e të ndershme dhe ku vota merret nëpërmjet mjeteve të tilla”.
“Sa më shumë qëndrohet në pushtet në Shqipëri, aq më shumë kriminalizohet partia, dhe vijmë në situatë të tillë ku pastaj vota bëhet shumë problematike”, tha mes tjerash Lubonja.