Lucescu: Luajtëm ashtu siç duam ndaj Kosovës

Prishtinë | 07 Sht 2024 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Kosova mbrëmë pësoi humbje turpëruese nga Rumania në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” u mposhtën në stadiumin ”Fadil Vokrri”, me rezultat 3-0.

Pas ndeshjes, trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu tregoi se e kishte studiuar mirë Kosovë dhe tha se luajtën ashtu siç kanë dashur.

“Është një fitore e rëndësishme që na jep besim dhe shpresë. Kemi kontrolluar ndeshjet, kemi ditur të ndërtojmë, kemi ditur t’i sfidojmë me presing. I kemi përdorur topat e gjatë kur kemi nevojë. Sigurisht, kur ke tre të shpejtë. lojtarët në sulm, është më e lehtë të luash me topa të gjatë”, ka thënë Lucescu për “digisport.ro”.

Të ngjashme