Dje i numrova dështimet kryesore, por vjeshta po vjen dhe lista e keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti do t’ju kushton tepër shumë kosovarëve. Sa i verifikova disa prej çmimeve.
Çmimi i peletit 410€ – më i shtrenjti në Ballkan.
Çmimi i drurit 70€/m – dyfishim për një vit.
Rritja e rrogave – zero; ndërsa inflacioni për 15% e ka hanger vlerën e rrogave.
Qindra miliona euro investime ende të bllokuara në OSHP… vonesat aty tregojnë vetëm tendenca për korrupsion, ose me vjedh diçka.
Buxhetet komunale të bllokuara nga paaftësia apo inati i pushtetit qendror, dhe Albin Kurti me Hekuran Muratin janë duke iu hakmarrë komunave që i humbi në zgjedhjet lokale. Duke iu hakmarrë rrjedhimisht qytetarëve kosovarë.
Çdo njëra nga këta pika po shkakton humbje serioze për kosovarët dhe lufta e tyre sot është për mbijetesë të ekonomive të tyre. Ndërsa, Albini bën fjalime për luftë për targa.
Nginu Vetëvendosje.