- “Lufta e Tretë Botërore” po na “zë” me një qeveri që kanë ikur nga lufta për çlirimin e Kosovës;
Që lirinë e kanë gjetur të gatshme dhe që këtë pavarësinë e Kosovës nuk e kanë begenisur derisa e kanë marrë pushtetin; - ‘Lufta’ po na ‘zë’,
Me një Presidente frikacake, që nuk pushon së llomotituri:
paradite sillet si bombë atomike,
e pasdite e lëshojnë nervat, e kaplon frika, nuk e fsheh pasigurinë,
nuk përmbahet, në mbrëmje del në TV e i tregon Serbisë se Kosova e ka FSK-në (pa armë); - dhe Presidentja del në TV dhe i thotë popullit shqiptar ‘Duhet të presim ripushtim nga Serbia’!
Po, as në kafehane nuk bisedohet kështu!
- Albin Kurti mendon se ‘Putini po e pushton Ukrainën, sepse mund ta pushtojē. Në të kundërtën, do të ishte e palogjikshme ta pushtonte nëse nuk do të mund ta pushtonte’!
Sot, derisa Kryeministri fliste për luftën në Kuvend – dridhej si thupra n’ujë, e ka mërzi luftën – e kuptoj, anipse veteran, nuk ka prekur armë me duar (vet ka treguar).
- Albin Kurti flet për sanksione ndaj Rusisë, kurse nuk ka bukë mjaftueshëm për popullin e tij.
- Të jesh kundër pushtimit të Ukrainës – mjafton.
As G7, as Presidenti Biden, as kryeministri anglez, as Gjermania, askush nuk ka qenë më ‘i ashpër’ me Rusinë se sa qeveria dhe Presidentja e Kosovës. - E kuptoj ekspresionizmin emocional që na karakterizon neve shqiptarëve, ama fjalët e shumta e tregojnë fukarallëkun dhe frikën.
- Nuk e kuptoj pse Presidentja nuk Hesht,
pse ia lexon fallin Serbisë…pse flet për luftën që do të ndodh…
Duke e parashikuar luftën e Re, ripushtimin e Kosovës nga Serbia, bën gabim të rëndë, sepse e bën temë ‘normale’ luftën..Me gojën tënde ‘mos
e thuaj’! - Ti duhet ta kesh temë tabu – temën e luftës….
Pse e çel e para temën e luftës dhe ia bën më të lehtë armikut! - Në jetën time më naive dhe më skandaloze nuk kam parë, konfliktuoze, grindavece, e zemëruar dhe frikacake!
- Hesht.
Heshtja nuk e shëron frikën por e fsheh.
Kur e fsheh frikën, e shpëton dinjitetin!
Armiku s’duhet të të shohë të tmerruar!
‘Paraqitu trime bash që s’je’!
Kjo do ta hutonte armikun: Armiku do të pyeste: ‘Çfarë po e trimëron Kosovën, çfarë fshehet pas kësaj…’ - Asnjë shtet në botë, as kryetarin e Ukrainës e as ukrainasit, nuk i ka kapur paniku nga Rusia më shumë se Presidenten dhe Kryeministrin e Kosovës.
- Lufta na ‘zuri’ në depresion;
Të varfër e të mërdhirë;
me veteranë të nëpërkëmbur;
me dëshmorë të harruar;
me komandantë nē burg!
Me ushtarë të internetit! - Dhe me çiften time të demotivuar, që e ka parë një herë se kush e materializon Lirinë dhe kush bën tregti me Lirinë, pas luftës…
- Mbushe magjen me miell Ti, kaq lypset prej teje!
Pasi që e keni varfëruar popullin dhe e keni ndarë në ‘populli i Kosovës’ dhe ‘populli i diasporës’, tash doni edhe ta frikësoni!
P.S. Qetësohuni, se u bëtë horë!
Ndodhi apo Jo ‘Lufta e Tretë Botërore’, o Zoti, o Dashuria na shpëton.