Autoritetet në Hamburg do të vendosin ndalesë për përdorimin e disa pjesëve të qytetit për disa automjete me motorë nafte.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi sot se pjesë të dy rrugëve në qytet nga java e ardhshme do të jenë të ndaluara për qarkullimin e modeleve më të vjetra të automjeteve dhe kamionëve me naftë.
Ndalesa u soll pasi që Gjykata e Lartë Administrative e Gjermanisë në shkurt lëshoi një vendim që u mundësonte autoriteteve të qytetit të vendosin ndalesa të automjeteve me naftë.
Vendimi ishte një goditje e re për teknologjinë me naftë e cila u shkaktua pasi u zbulua se prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen ka mashtruar në testimet amerikane të emisioneve.
Javën e kaluar, Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se do të iniciojë procedurë ligjore kundër gjashtë vendeve, përfshirë edhe Gjermaninë, pasi kanë ekspozuar qytetarët e saj në ajër tepër të ndotur.