Ekonomia Online
FUNDIT

Lufta me flakët, shqiptarët në Greqi rrëfejnë tmerrin

Lufta me flakët, shqiptarët në Greqi rrëfejnë tmerrin

Prej disa ditësh, Greqia po përballet me kushte ekstreme të motit dhe zjarre masive, të cilat u kanë marrë jetën tre zjarrfikësve dhe ka shkaktuar shumë dëme materiale. Ndërkohë, një tjetër tragjedi u regjistrua një ditë më parë, ku dy helikopterë zjarrfikës u përplasën gjatë operacionit për shuarjen e flakëve. Në një intervistë për korrespondentin […]

Prej disa ditësh, Greqia po përballet me kushte ekstreme të motit dhe zjarre masive, të cilat u kanë marrë jetën tre zjarrfikësve dhe ka shkaktuar shumë dëme materiale.

Ndërkohë, një tjetër tragjedi u regjistrua një ditë më parë, ku dy helikopterë zjarrfikës u përplasën gjatë operacionit për shuarjen e flakëve.

Në një intervistë për korrespondentin e Top Channel, dy shqiptarë që jetojnë në një nga zonat më të prekura nga zjarret në Greqi kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë këtyre ditëve, transmeton Klankosova.tv.

Ata shprehen se janë të shqetësuar pasi flakët po afrohen pranë banesave të tyre, ndërsa kanë treguar edhe momentin e përplasjes së dy helikopterëve zjarrfikës.

“Kemi tre ditë në flakë. E kam shtëpinë aty lart, afër zjarrit. Jemi të gjithë banorët këtu për të shuar flakët. Zjarri po afrohet te shtëpitë tona, do të jetë një natë shumë e vështirë sot. Policia na tha të ikim, por ne nuk ikim që këtu. Isha këtu kur u përplasën helikopterët. Shkova atje, çfarë të shikoja… Çfarë nuk pamë: flakë, njerëz brenda të djegur”, u shpreh njëri prej tyre.

Të ngjashme