Është viti 2022 dhe “Pillow Fighting” është një sport zyrtar luftarak.
Të premten, më 29 janar, Kampionati “Pillow Fight” ka zhvilluar eventin e tij të parë pay-per-view në dispozicion në Fite TV që do të shfaqë disa luftëtarë të MMA, duke përfshirë ish-luftëtarin e UFC-së, Marcus Brimage.
E veçantë e këtij sporti është që sportistët në ring nuk do të rrahën me grushte, por me jastëkë.
Në fillim të kësaj jave, disa video nga “Pillow Fighting Championship” u bënë virale në mediat sociale pasi fansat zbuluan sportin për herë të parë.