Ukraina nuk do të përdorë armë me rreze të gjatë për të goditur Rusinë, pas premtimit që i ka bërë SHBA-së, raporton Sky News.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i mbrojtjes ukrainase Oleksii Reznikov.
SHBA ka konfirmuar se në paketën e ndihmës për Ukrainë do të jetë një raketë e re që do të dyfishojë rrezen e sulmit. Reznikov, në një konferencë për shty tha: Ne gjithmonë u themi zyrtarisht partnerëve tanë se nuk do të përdorim armët e furnizuara nga partnerët e huaj për të qëlluar në territorin rus. Ne gjuajmë vetëm mbi njësitë ruse në territorin ukrainas të pushtuar përkohësisht.
Më tej ai tha se Ukraina priste një ofensivë të mundshme të Rusisë këtë muaj, por Kyivi kishte rezervat e saj për të mbajtur forcat Wanger.
Ai shtoi se Rusia mund të nisë sulmin e ri në shkurt për arsye simbolike rreth përvjetorit të parë të pushtimit të saj, por se burimet e Moskës nuk ishin gati nga pikëpamja ushtarake.