Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në Kiev të dielën mbrëma, teksa vazhdoi vala e fundit e sulmeve me dronë dhe raketa nga Rusia.
Një sulm që filloi pak para mesnatës kishte në shënjestër infrastrukturën kritike, tha guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba.
Sulmet kanë vazhduar për disa ditë gjatë periudhës së Vitit të Ri. Ndërkohë, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se 400 ushtarë rusë ishin vrarë në natën e Vitit të Ri në Makiivka, në rajonin e Donetskut të pushtuar nga Rusia.
Autoritetet pro-ruse e pranuan se ka viktima. Por Rusia e refuzoi të konfirmojë numrin e vdekjeve dhe BBC nuk është në gjendje ta verifikojë këtë.
Ushtria e Kievit lëshoi një paralajmërim për sulmet e fundit pak pas orës 01:00 të hënën.
Rusia ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës për disa muaj, duke shkatërruar termocentralet dhe duke futur miliona në errësirë gjatë dimrit të ftohtë të vendit, shkruan BBC.