Lufta “për ta çliruar” flamurin aborigjin

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Një shenjë me ngjyrë që përfaqëson njerëzit. I kuq për lidhjet e tyre me tokën. Një rreth i verdhë në mes për diellin.

Ky është dizajni i flamurit aborigjin, që është parë nëpër tërë Australinë, mbi ura dhe ndërtesa, vizatuar në mure e printuar në bluza.

Fillimisht një flamur proteste, tashmë është i njohur si simbol dominues i njerëzve aborigjinë të Australisë dhe është flamur zyrtar i vendit.

Kështu që kur doli se vitin e kaluar disa njerëz aborigjinë ishin urdhëruar që të ndalonin përdorimin e tij, shumë nga ta ishin të habitur. Pak njerëz e kishin ditur se flamuri ishte i varur nga të drejtat autoriale.

Së fundmi, madje edhe grupet aborigjine duhet të paguajnë një biznes që nuk udhëhiqet nga një aborigjinal për të riprodhuar flamuj në rroba dhe mallra.

Situata ka acaruar shumë njerëz. Deputetja vendëse, Linda Burney – e cila e kishte bërë flamurin tatuazh në krah – ka deklaruar se simboli “po mbahet peng”, raporton Koha Ditore.

Në mesin e presionit të rritur, Qeveria e Australisë tashmë është raportuar se do ta mendojë marrjen e të drejtat autoriale, por përballet me probleme të ndërlikuara ligjore dhe kulturore..

Të ngjashme