“Luftë virtuale” në mes të Dafina Zeqirit dhe Era Istrefit

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Tanimë kur gjakrat janë qetësuar në mes të rep artisteve Tayna e Melinda Ademi, një “betejë” e re mes vajzave të estradës duket të ketë nisur.

Gjithçka filloi nga fansat e dy prej këngëtareve më eminente, Dafina Zeqirit dhe Era Istrefit.

Por, dramën e filluar duket se po e vazhdojnë edhe vet artistet. Kësisoj, këngëtarja e hitit “BonBon”, kishte publikuar një storie në Instagram, karshi të cilës ka shkruar – “Jam e keqe, bëj ç’të dua”.

Nuk vonoi shumë dhe ylli i hitit “Amazing girl” ndau po ashtu një storie në llogarinë e saj të Instagramit, ku shkruhej – “Gjithçka është një kopje, një kopje”.

“Zënka” kishte nisur që kur Era pati publikuar një fotografi ku paralajmëronte projektin e saj me Mozzik që dyshja nuk e publikuan fare, e ku ajo shfaqej me një palë vathë me perla që ishin të njëjtë si të Dafinës me të cilët ajo ishte shfaqur para saj.

Kaq mjaftoi që Dafina të futej në llogarinë e saj në Twitter dhe të shkruante një cicërimë që u aludua se ishte bërë posaçërisht për Erën.

“Çka është me rëndësi tek perlat është femra që i vesh ato”, shkroi ajo. Dhe jo vetëm, ajo vazhdoi edhe me një cicërimë tjetër ku shkroi – “Ti je qesharake”.

Për të mos u mjaftuar më kaq, drama e filluar vazhdoi edhe ditë më vonë kur Dafina publikoi një fotografi me një stil flokësh me balluke.

Si kundërpërgjigje ndaj saj, Era Istrefi publikoi po ashtu një foto me stil të ngjashëm flokësh bashkëngjitur me një përshkrim thumbues – “Trend bëj, e nuk ndjek”.

Dyshja nuk e ndjekin njëra-tjetrën as në mediat sociale.

Të ngjashme