Izraeli ka vrarë një militant të dytë të lartë nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez, ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet nga sulmet ajrore në Gaza.
Gjashtë fëmijë dhe disa luftëtarë të PIJ-së – duke përfshirë udhëheqësit Khaled Mansour dhe Tayseer Jabari – janë në mesin e 32 palestinezëve të raportuar se kanë vdekur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Gati 400 raketa palestineze janë hedhur në drejtim të Izraelit që nga e premtja, tha një zyrtar izraelit.
Izraeli thotë se nisi operacionet për shkak të “kërcënimit të menjëhershëm” nga PIJ.
Dhuna e fundit është përplasja më serioze midis Izraelit dhe Gazës që nga një konflikt 11-ditor në maj 2021 që la më shumë se 200 palestinezë dhe dhjetëra izraelitë të vdekur.
Ushtria izraelite paralajmëron se operacion i fundit – i koduar Breaking Dawn – mund të zgjasë për një javë.
Në ditën e dytë të dhunës, Izraeli vrau të shtunën udhëheqësin e lartë të PIJ-së Khaled Mansour në një sulm ajror në një shtëpi në Rafah, në jug të Gazës.
Komandanti i kishte mbijetuar më parë pesë tentativave për vrasje nga ushtria izraelite, e cila e akuzoi atë për planifikimin e operacioneve militante jashtë Gazës.