Një avokate e njohur iraniane për të drejtat e njeriut është dënuar me 38 vjet burg dhe 148 goditje me kamxhik.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë familja e saj në Teheran.
Nasrin Sotudeh u shpall fajtore për disa vepra që lidhen me sigurinë kombëtare, ndërkohë avokatja i ka hedhur poshtë këto akuza.
Sotoudeh është e njohur për përfaqësimin e grave që kanë protestuar për obligim se duhet të vënë shami.
Ajo ka fituar disa çmime për të drejtat e njeriut dhe kundër dënimit me vdekje, njofton Klan Kosova.