Në bisedimet e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, Lugina e Preshevës duhet të ketë përfaqësues.
Duke e parë insistimin e presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, që të fusë në agjendën e bisedimeve me Serbinë çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të Kosovës Lindore, gjegjësisht propozimin e tij për bashkim të saj me Republikën e Kosovës, Lëvizja Qytetare Vatra propozon që në ekipin negociator të përfshihen përfaqësues nga Kosova Lindore. Pjesëmarrja e tyre do të ishte jetike, pasi që i dinë mirë rrethanat politike e ekonomike të Kosovës Lindore dhe mbi të gjitha ata janë përfaqësues legjitimë të dalë nga vota popullore e asaj pjese shqiptare, dhe do të mund të përfaqësonin më denjësisht interesat e tyre, thuhet në propozimin e Lëvizja Qytetare Vatra.