Krerët e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, Ilir Deda dhe Alfred Halili kanë vizituar sot Luginën e Preshevës dhe gjatë takimit me krerët e partive, janë pajtuar që Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi dhe jo në mënyrë parciale.
Alternativa u takua me Shaip Kamberi, kryetar i Bujanovcit, Ardita Sinani, nënkryetare e Partisë së Veprimit Demokratik, dhe Fatmir Hasanin, deputet në Kuvendin e Serbisë.
“Delegacioni i Alternativës u zotua që do ta shtyjë përpara parimin e reciprocitetit dhe që në kuadër të këtij parimi çështja e komunave Bujanovc, Medvegjë dhe Preshevë të jetë pjesë integrale e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u arrit dakordimi që të intensifikohet komunikimin mes nesh”, thuhet në njoftimin e Alternativës.
Tre anëtarët e Alternativës zhvilluan takim edhe me Adnan Salihun, kryetar i Kuvendit Komunal nga Lëvizja e Progresit Demokratik, ku u bisedua dhe u arrit pajtueshmëria për situatën aktuale.