Sergio Ramos dhe Luis Enrique do të ulen të bisedojnë të dielën mbi të ardhmen e mbrojtësit spanjoll në ekipin kombëtar.
Luis Enrique thuhet se dëshiron të diskutojë me Ramosin, për ta pyetur se si ndihet fizikisht pasi pësoi një dëmtim në fund të sezonit.
“Eshtë një bisedë të cilën trajneri dëshiron ta bëjë”.
“Luis Enrique ndjen se Sergio Ramos është kapiteni i tij dhe dëshiron të flasë me të për një vendim shumë të rëndësishëm që duhet të merret”.
“Ai dëshiron të dijë nëse ai është mirë fizikisht dhe është rikuperuar nga dëmtimi i tij”.
“Të dish se çfarë të bësh me Sergio Ramosin, nëse ai do të shkojë në Euro ose jo, do të jetë vendimi i madh”, ta zbuluar gazetari Javier de la Pena.