Luis Enrique e ka arsyetuar zëvendësimin e Kylian Mbappes në minutën e 65-të në barazimin me Rennes mbrëmë.
Ylli francez nuk e priti aspak mirë zëvendësimin nga trajneri spanjoll, ndërsa zëvendësuesi i tij e fitoi dhe e konvertoi në gol penalltinë për t’ia siguruar një pikë në barazimin 1:1 ekipit të tij në Ligue 1.
Mbappe së fundmi e konfirmoi largimin në fund të sezonit nga “Parku i Princave” dhe pritet t’i bashkohet Real Madridit.
Për këtë, ish-futbollisti i Monacos po mendon se klubi tash do t’i hakmerret deri në fund të sezonit për vendimin e marrë.
“Është e thjeshtë, herët ose vonë, kur të ndodhë, ne duhet të mësohemi të luajmë pa Kylian”, deklaroi Luis Enrique në konferencë për shtyp.
“Kur të më nevojitet që të luajë ai, do ta vendos në fushë dhe kur nuk më nevojitet, do të ndodhë e njëjta gjë”, përfundoi trajneri spanjoll.