Luis Enrique ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar të Paris Saint-Germain në ndeshjen e javës së parë ndaj Lorient në Ligue 1, ku nuk ka ftuar tre yje të ekipit.
PSG do ta nis sot (e shtunë) mbrojtjen e titullit në Ligue 1, ku pret Lorentin në “Parc des Princes” nga ora 21:00.
Trajneri Luis Enrique ka publikuar në mëngjes listën me 20 lojtarë të ftuar për takimin e vlefshëm për javën e parë.
Megjithatë, ajo që vërehet është mungesa e tre yjeve të ekipit, ku i prinë Kylian Mbappe, i cili ka shkaktuar probleme shkaku që as nuk po rinovon kontratën dhe as nuk po largohet.
Përveç Mbappes, Enrique nuk ka ftuar as yllin brazilian Neymar Junior dhe as mesfushorin italian, Marco Verratti.