Sipas tij, Cristiano Ronaldo është ende lojtari më i mirë në botë, pavarësisht se nuk fitoi Champions Leaguen me Juventusin.
“Ishte një sezon i suksesshëm për të. Mendoj se ai ka luajtur mirë”, tha ai për Omnisport.
“Nuk është e lehtë të luash në Itali, sepse futbolli është shumë taktik, mbrojtësit atje janë më të fortë”.
“Ai shënoi shumë gola, vazhdoi të ishte më i miri në botë. Mendoj se ai ka qenë i jashtëzakonshëm”, përfundoi Nani që aktualisht është lojtar i Orlando City në MLS.
Ronaldo ndihmoi “Zonjën e Vjetër” të fitojë Serie A dhe Superkupën e Italisë në sezonin e tij të parë, duke shënuar 28 gola në 43 ndeshje në të gjitha garat.