Federata Spnajolle e Futbollit ka bërë të ditur se do të ndërmarrë veprime ligjore lidhur me komentet e lojtares së kombëtares, Jennifer Hermoso, për presidentin e federatës, Luis Rubiales.
Rubiales ka refuzuar të japë dorëheqjen pasi puthi sulmuesin Hermoso në buzë pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë në Sydney.
Hermoso tha të premten se ajo nuk pranoi, por federata e ka vënë në dyshim versionin e saj të ngjarjeve.
“Provat janë përfundimtare. Zoti President nuk ka gënjyer”, tha ajo, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, Federata Spanjolle e Futbollit tha se presidenti Rubiales dhe lojtarja Hermoso do të demonstrojnë secilën nga gënjeshtrat që përhapen ose nga dikusht në emër të lojtares ose nga vetë lojtarja.
“RFEF dhe presidenti, duke pasur parasysh seriozitetin e përmbajtjes së komunikatës për shtyp nga sindikata Futpro, do të iniciojnë veprimet përkatëse ligjore”, shkroi BBC.