Luis Scola vesh fanellën me numër 40 e jo atë me numrin e zakonshëm të tij, me numër 4, te skuadra e tij e re në Itali. Por ai ndonëse është 39-vjeçar, nuk është duke e mbajtur fanellën për të shënuar ditëlindjen e 40-të, që do ta festojë në prill.
Me t’iu bashkuar skuadrës Olimpia Milano, Scola u informua se fanellat me numër 4 dhe 44 kurrë nuk jepen nga klubi. Pronari i klubit, Adolfo Bogoncelli, kishte mësuar se ka polion më 4 prill të vitit 1940, duke e shtyrë atë më vonë që të ndalojë këta numra në klub, shkruan sot Koha Ditore.
Është një traditë, që si Scola, vetë qëndron.
Vendimi për të prerë flokët e gjata ishte i Scolas. Ai stil i flokëve e kishte bërë të famshëm në NBA, ndonëse basketbollisti argjentinas kishte shkuar relativisht vonë në këtë ligë, në vitin 2007, si 27-vjeçar. Por, ai ka tash flokë më të shkurtra, që janë bërë të njohura për publikun amerikan gjatë Kupës së Botës në basketboll në shtator.
“Një ditë shikova në pasqyrë dhe pashë shumë flokë të thinjura. Unë thashë, ‘Nuk mund të jem ky plaku me flokë të gjata dhe shumë të thinjura’. U desh të preja flokët”, thotë Scola.
Lajm i mirë është se kjo nuk ndikoi në fuqinë e tij në basketboll. Si basketbollisti më i vjetër në Kupën e Botës, ai e udhëhoqi Argjentinën drejt medaljes së argjendtë, ndonëse përfaqësuesja e tij nuk kishte asnjë lojtar që luan në ligën më të fortë në botë, atë NBA.