Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega, nënkampione Evrope dhe rekordmene e Shqipërisë në disa gara, ka nënshkruar me klubin turk të Fenerbahçes. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi.
Luiza Gega për një vit do të jetë në klubin turk të Fenerbahçes. Nuk bëhet fjalë për largimin nga Shqipëria apo braktisjen e ngjyrave kuqezi, por një mundësi për karrierën e saj, duke u stërvitur në kushte shumë të mira dhe për t’i dhënë trofe dhe rekorde klubit prestigjoz.
Pasi vendosi rekordin e ri kombëtar në 10 mijë metra, atletja shqiptare Luiza Gega ka firmosur dje një kontratë 1-vjeçare me ekipin turk të Fenerbahçes.