Përsonazhi kryesor dhe fituesi i Big Brother Vip Albania 2, Luiz Ejlli, sot feston ditëlindjen dhe mbush 38 vjeç.
Gruaja e tij, Kiara Tito, ka përgatitur një surprizë për të.
Në fotografitë e postuara nga Kiara, vërehet se ajo ka organizuar një surprizë me të, në një ambient privat, të mbushur me trëndafila të kuq, me qirinj dhe një tortë.
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Happy birthday dashuri, ashtu siç ke zemrën, e paç gjithë jetën”, ka shkruar Kiara poshtë fotografive.
Luizi është duke realizuar filmin e tij të parë në bashkëpunim me Oltën, kurse Kiara sapo ka përfunduar xhirimet e programit “Kepi i Vipave”.