Çifti Luiz dhe Kiara janë ndër personazhet me të përfolur të momentit.
Dyshja që krijuan lidhje gjatë rrugëtimit të tyre në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, kurorëzuan dashurinë me martesë në natën finale.
Tani që formati ka përfunduar, krahas angazhimeve profesionale, ata po vazhdojnë përkushtimin edhe ndaj njëri-tjetrit.
Ndonëse po përpiqen ta mbajnë jetën private larg syrit të publikut, herë pas here Luizi dhe Kiara nuk i kursejnë komentet në rrjetet sociale.
Fituesi i BBVA 2 publikoi ditën e djeshme (e premte) videoklipin e këngë “Përjetësisht”, dhe në hapësirën e komenteve Kiara bëri një dedikim për të.