Slloveni Luka Donçiq ka hyrë në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
21-vjeçari të hënën u bë basketbollisti i katërt për arritjen më të shpejtë të 1000 pikëve, 1000 kërcimeve dhe 1000 asistimeve në NBA.
Ai udhëhoqi Dallas Mavericks në fitoren 113:100 ndaj Houston Rockets.
Ndeshjen e mbylli me 33 pikë, 16 kërcime e 11 asistime duke regjistruar dyshifrorin e trefishtë të parë sivjet.
Ky ishte dyshifrori i trefishtë i 26-të në karrierën e tij të shkurtër. Është hera e tretë që ai ka realizuar më shumë se 30 pikë, 15 kërcime e 10 asistime në një ndeshje.
Arritjen e re ai e bëri me 139 ndeshje duke u treguar më efikas edhe se legjenda LeBron James.
Para tij janë vetëm Oscar Robertson, Ben Simmons e Magic Johnson.