Luka Modriq dëshiron të qëndrojë në Real Madrid

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kroat, Luka Modriq, ka thënë se dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në Real Madrid.

Kontrata e Modriqit me skuadrën spanjolle do të jetë e vlefshme deri në vitin 2020, shkruan Goal.

Mirëpo ai ka thënë para gazetarëve se do të qëndronte në këtë klub edhe pasi t’i ketë skaduar kjo kontratë.

“Dëshira ime është të qëndroj këtu për më shumë kohë. Unë jam i lumtur në këtë klub që nga dita e parë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme