Protagonist absolut me 23 gola në sezonin e tij të parë në Itali, Romelu Lukaku ka udhëhequr Interin drejt vendit të dytë në kampionatin italian.
Megjithatë, sulmuesi belg, ashtu si trajneri i tij, nuk kënaqet dhe shikon përpara.
“Seria A ka mbaruar, por jemi akoma duke ndërtuar dhe jemi në rrugën e duhur”, ka shkruar Lukaku në Instagram.
“Falënderoj tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë skuadrës gjatë gjithë sezonit. Të gjithë shokëve të skuadrës, djema keni qenë të jashtëzakonshëm, do të jepja gjithçka për ju çdo ditë. Gjithmonë forca Inter”.
Zikaltrit do të kthehen në fushë më 5 gusht për ndeshjen e Euopa League kundër Getafes.