Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka thënë se Interi është gati ta fillojë një cikël fitoresh. “Ne jemi të fortë, kemi trajner të mirë, shpresojmë të vazhdojmë kështu”.
Belgut i është dhënë çmimi për golin më të mirë të Interit në sezonin 2020-21 gjatë ceremonisë “Gentleman Award”.
Atij ju dha ky çmim për golin që shënojë në ndeshjen e dytë në “Derby della Madonnina”, ku Interi fitoi me rezultat 3-0.
“Ishte gol i bukur për shkak se edhe fituam”, tha Lukaku për TMW, transmeton GazetaExpress. “Jam i lumtur për lojtarët, për trajnerin, për stafin, për klubin dhe për tifozët e Interit rreth e rreth botës”.
“Mendoj që është momenti i duhur për ne që ta fillojmë një cikël të ri. Ne jemi shumë të fuqishëm, ne kemi një trajner të mirë dhe një klub të mirë, ne shpresojmë të vazhdojmë kështu”.
Lukaku ka shënuar 23 gola në 35 ndeshje të Serie A këtë sezon dhe ka asistuar 10 herë, derisa ia ka siguruar Interit Scudetton për herë të parë pas 11 viteve.