Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se ka marrë zotimin e Rusisë për të siguruar ndihmë gjithëpërfshirëse nëse është e nevojshme për të garantuar sigurinë e vendit e tij, në rast të ndonjë incidenti.
Lukashenko këtë e bëri të ditur pas bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton KOHA.
Dy presidentët zhvilluan bisedë derisa qindra njerëz dolën rrugëve edhe një herë për të kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos, ndërsa u paralajmëruan protesta masive.
I akuzuar për manipulim të zgjedhjeve të dielën e kaluar, Lukashenko, i ishte drejtuar më herët Putinit për ndihmë, teksa po përballet me sfidën më të madhe të udhëheqjes së tij 26-vjeçare dhe me kërcënimin e sanksioneve të reja perëndimore.
Agjencia shtetërore e lajmeve Belta ka cituar Lukashenkon të thotë se, “në kërkesën e parë, Rusia do të japë ndihmë të plotë për të garantuar sigurinë e Bjellorusisë në rast të kërcënimeve nga ushtri të jashtme”, shkruan Reuters.
Një deklaratë nga Kremlini nuk përmendet një ndihmë e tillë por tha se të dyja palët kishin shprehur siguri se të gjitha problemet në Bjellorusi do të zgjidheshin së shpejti.