Luke Perry dhe e fejuara e tij Wendy Madison Bauer, po planifikonin të martoheshin gjatë këtij viti, para vdekjes së tij që ndodhi në fillim të këtij muaj.
TMZ raporton se çifti parashikoi një martesë gjatë verës në LA, më saktësisht më 17 gusht.
Luke vdiq në spital disa ditë pasi pësoi një sulm në shtëpinë e tij në Kaliforni. Mjekët e trajtuan atë duke shpresuar se do të shërohej por kjo gjë nuk ndodhi.
Nuk dihet kur Luke dhe Wendy u fejuan, por ajo që dihet është se çifti zyrtarizoi lidhjen shumë shpejt.