Luksemburgu do të jetë vendi i parë i cili do të bëjë transportin publik falas

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Luksemburgu do të bëhet vendi i parë në botë i cili do të heq çmimet në të gjithë transportin publik.

Planet u paraqitën nga qeveria e koalicionit të kryeministrit Xavier Bettel, të cilët thanë se nga vera ardhshme udhëtimi me trena, tramvaje dhe autobusë do të jetë falas.

Bettel, i cili mori detyrën për një mandat të dytë të mërkurën, e bëri mbrojtjen e mjedisit një pjesë kyçe të fushatës së tij zgjedhore.

Partia e tij Demokratike do të formojë një qeveri me partinë e majtë të Partisë Socialiste dhe të Gjelbërve.

Aktualisht, çmimet janë kufizuar në 2 euro për çdo gjë deri në dy orë udhëtimi, e cila mbulon shumicën e udhëtimeve në vendin prej 2,585 km².

Luksemburgu ka treguar më parë se ka një qëndrim për transportin – gjatë verës, qeveria ka futur transportin falas për të rinjtë nën moshën 20 vjeçare.

Nxënësëve të shkollave të mesme gjithashtu u ofrohen shërbime falas gjatë udhëtimit të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme